Kosova - Rajoni

Isa Mustafa i pergjigjet Rames: Uroj mos ta provosh Jugosllavine

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa.

“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, – ka shtuar ai.

Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close