Martohet per here te peste Pamela Anderson, bashkeshorti nje 74-vjecar

Showbiz

Pamela Anderson është martuar në heshtje për herë të pest. 52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën, thuhet sipas Reporter Hollywood.

Të dy kanë një histori: Ata u takuan më shumë se 30 vjet më parë kur ai në rezidencën “Playboy”. Burimet shtuan që dyshja janë bashkuar me njëri-tjetrin kohëve të fundit, shkruan DailyMail.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vjet – kam kërkuar vetëm Pamelën”, i tha faqes producenti i filmit ”A Star Is Born”. “Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, ka shtuar tutje 74-vjeçari.

“Pamela nuk e ka parë kurrë potencialin e saj të plotë si artiste. Ajo ende nuk duhet të shkëlqejë në një mënyrë të vërtetë. Ka shumë më tepër brenda saj”, tha Peter për THR.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës ‘rock’, Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur; muzikanti Kid Rock; dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë)./top channel

ME TE LEXUARAT