Kosova - Rajoni

Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se nga Specialja është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe ka shtuar se intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar ai.

Vetëm në katër ditët e fundit janë ftuar edhe 5 ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Në mesin e tyre edhe Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Selim Krasniqi, Halil Çardaku dhe Durmish Gashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close