Zbardhet pasuria e Rudina Hajdarit, nga biznesi ne SHBA deri te kredia per shkollim

Politikë

Deputetja Rudina Hajdari nuk disponon makine apo sende me vlere, por ka 10 per qind te aksioneve ne nje biznes ne SHBA ku pronar me nje perqindje tjeter eshte edhe i shoqi.

Open Data ka publikuar pasurite e deputeteve te rinj perfshire edhe Hajdarin e cila duket se ka edhe nje kredi per shkollim ne SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo deklaron:

Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar me 50 % i një godine me sip. 465 m2 në Nju Jork, USA, vlera 750 000 dollarë.

1) Kredi studentore për t'u paguar për ofruesin e granteve të shtetit të Nju Jorkut prej 10 000 dollarësh për kostot e shkollimit universitar. Interesi paguhet me 5 % në vite mbi kohëzgjatjen e kredisë prej 10 vitesh. Detyrimi i mbetur pashlyer, 9 500 dollarë.

2) Kartë krediti me bilanc 500 dollarë.

3) Detyrime për shlyerje qiraje për përdorimin e ap. të vëllait prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 600 dollarë.

3) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, kredi bankare 350 000 dollarë me afat 30 %, normë interesi 5 %. Detyrimi që ka mbetur për t'u shlyer, 315 000 dollarë.

1) Pronare e 10 % të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë 'Wilcuma LLC', dhuratë nga bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, vlera neto e aksioneve 170 000 dollarë. Sipas marrëveshjes së aksionerëve nuk ka divident në para që paguhet për vitin e parë të punës në 'Wilcoma LLC'.

2) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar i 20 % të kapitalit në kompaninë 'Wilcuma LLC', Nju Jork, vlera 340 000 dollarë.

1) Të ardhura mujore nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 050 euro.

2) Bashkëshorti, Muçjon Demiraj, të ardhura nga kompania dhe qiraja e godinës në Nju Jork, 6 500 dollarë.

3) Të ardhura mujore nga kompania e bashkëshortit, Z. Muçjon Demiraj LLC, 6 500 dollarë, pjesa takuese 50 %.

ME TE LEXUARAT