10 milione euro shpronesime te unaza, 25 pronare moren paratë, 10 në proces

Aktualitet

Ende pa dhënë datë konkrete, ARRSH thotë se shumë shpejt do të nisin punimet tek Unaza e Madhe e Tiranës.

Për të tre lotët janë shpallur firmat fituese, ndërkohë që sipas drejtorit të komanduar të ARRSH, Ergys Verdho janë bërë lajmërimet për shpronësimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i qeverisë për shpronësimet ka dalë që në prill. Gjithesej janë 146 pasuri që do të shpronësohen me një kosto totale prej afro 10 milionë euro, ndërkohë qe deri më tani 25 subjekte kanë marrë paratë, kurse 10 të tjerë janë në proces. ARRSH fton të gjithë personat e prekur që të plotësojnë dokumentet për të marrë paratë e shpronësimeve.

Objektet pa certifikatë pronësie janë skualifikuar nga shpronësimi dhe procedurat për prishjen e tyre do ndiqen nga IKMT.

ME TE LEXUARAT