Aksident i rende ne Gjirokaster, nderron jete pasagjeri

Aktualitet

Nje aksident me pasoje vdekje ka ndodhur ne rrugen Gjirokaster-Tepelene. Ngjarja ndodhi ne mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot”. Burime zyrtare nga policia thane se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi me inicialet J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT