Ambasada e Gjermanise per Gjykaten Kushtetuese: Rivendosja në funksion ndihmon ne perafrimin e Shqiperise me BE-në

Aktualitet

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke përsëritur se sa e rëndësishme është kjo Gjykatë për procesin e përafrimin e Shqipërisë me BE-në

‘Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.“

ME TE LEXUARAT