Ambasada e SHBA:Votimi i sotem i Parlamentit çon perpara ringritjen e saj

Aktualitet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.Ajo e ka përshëndetur këtë  veprim të Kuvendit, ndërsa shton se  organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Më tej në reagim thuhet  se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”-shkruan ambasada.

Kuvendi i Republikës votoi në seancën e sotme dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ato janë Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim, kurse Fjona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

ME TE LEXUARAT