FBI i bashkohet hetimeve meksikane, mbi kartelin qe vrau 9 gra dhe femije

Bota

FBI do të ndihmojë qeverinë e Meksikës në hetimin e saj, për masakrën e dyshuar të kartelit të drogës, ku lanë të vdekur nëntë grave dhe fëmijëve amerikanë pranë kufirit me SHBA, javën e kaluar.

Ky vendim erdhi pasi autoritetet meksikane dukej se po përpiqeshin vërtet të gjenin se cili grup është përgjegjës, tha të hënën FBI për Fox News.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FBI fillimisht ofroi ndihmën e saj në hetim, dy ditë pas sulmit, por në atë kohë ishte e paqartë nëse autoritetet meksikane e morën në mënyrë zyrtare ofertën.

"FBI do të sigurojë ndihmë, me ftesë të qeverisë së Meksikës, në hetimin për sulmin e fundit kundër qytetarëve amerikanë," tha agjensia të hënën.

"FBI mbetet e angazhuar të punojë së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të ndihmuar në sjelljen para drejtësisë, autorët e këtij akti të egër dhune."

ME TE LEXUARAT