Lirimi i “te forteve”/ Juristet perplasen per vendimet e fundit te gjykatave

Aktualitet
Lirimi i “te forteve”/ Juristet perplasen per vendimet e fundit te

Dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, asaj të Krujës dhe të Fierit, ku liruan nga burgu dy persona me rrezikshmëri të lartë, të akuzuar për një serë krimesh të rënda, kanë sjellë përplasje mes institucioneve të drejtësisë.

Sa i takon kuadrit ligjor, juristët shprehen se është e drejtë legjitime e te denuareve për të kërkuar lirine. Avokati Sokol Hazizaj, shprehet se në bazë të konventës europiane për të drejtat e njeriut, ata mund të përfitojnë lirimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjykata kur ka referuar, i është refeuar jo ligjit dhe ndryshimeve të fundit të Kodit Marteial Penal, por i është referuar kohës kur janë dënuar subjektet. Gjykata ka vepruar mbi ligjin favorizues. E drejta për tu rehabilituar dhe e drejta për tu riasosuar në shoqëri është e drejtë e çdo njëriu”

Nga ana tjeter Sajmir Vishaj kritikon ashpër qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë që sulmuan gjyqtarët te liruan dy të burgosurit, duke thënë se politika ende po vijon që të ushtroje presion.

‘Nuk mund të konceptojmë që një person me burgim të përjetshëm të mos të ketë të drejtë për t’ju drejtuar një organi të drejtësisë siç është gjykata e Parë për të kërkuar lirim me kusht.Gjykatat po sulmohen padrejtësisht për vendimet që ato kanë dhënë në përputhje me ligjin. Unë mendoj që Ministria e Drejtësisë apo çdo institucion tjetër nuk I takon me ligj për të bërë presion gjykatave në lidhje me vendimarrjen e saj’.

Ndersa ish zevendes ministrja e drejtesise Brikena Kasmi thote se megjithëse ligji u jep të drejtën për të kërkuar liri, është pikërisht gjykata ajo që vlerëson nëse këta individë mund të lënë qelitë e tyre, vetëm në rastet që nuk paraqesin rrezik për shoqerinë. Kasmi mendon se vendimet e fundit duhen rishikuar.

‘Gjykatat duhet të luajnë një rol balancues dhe një rol garantues për të dyja vlerat demokratike që vendos legjislacioni shqiptar procedurial në kuadër të garantimit dhe të forcimit të rendit juridik. Jo të gjithë të denuarit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë. Nëse ka patur çështje të kalkulimit, ky është një gabim material në proces që mund të rikuperohet, kuptohet që Gjykata duhet të ishte e vëmendshme, nëse ka një problem kalkulimi, pikërisht prandaj funskionojnë norma të caktuara’.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha liroi numrin dy te bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Nderkohe anetari tjeter I bandes Sardian Sulejmani, i dënuar me 25 vite burg, i liruar nga gjyqtari Piro Sota.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi ndjekje penale dhe pezullim të menjëhershëm për gjyqtaren e Krujës e cila ende nuk ka kaluar në dyert e Vetting-ut.

ME TE LEXUARAT