80-vjecari qe u terhoq zvarre nga policet gjate shembjes se banesave te Unaza

Aktualitet

Ky eshte 80 vjecari i cili eshte terhequr zvarre nga policia ne zonen e Unazes ne Tirane dhe me pas eshte derguar ne komisariat. Rasti i dhunimit te tij eshte denoncuar ne rrjetet sociale nga mediat por edhe nga Nisma Thurje:

Shteti që i thyen dhëmbët gjyshërve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çerçizi është 80 vjeç. Në vend që të shijonte pensionin, sot shijoi shkopinjtë e gomës nga shteti që lekët e pensionit ia jep me konçesion një grushti pasanikësh që jetojnë në vilat kodrinore të kryeqytetit.

Në vend që të lozte me nipërit e mbesat, sot shijoi gazin lotsjellës teksa mbulonte fytyrën që i rridhte gjak.

Në vend që të pushonte në park me shokët, sot iu thyen dhëmbët nga policia të cilën e mban me taksat e tij.

E ndërkohë që Çerçizi dergjet në spital, ata që trafikojnë kokainë, grabisin para publike dhe pasuritë tona nëntokësore, trokasin gotat e fitores.

E mundën sot Çerçizin, ia thyen dhëmbët!

ME TE LEXUARAT