E debuan nga Anglia, ja si rikthehet 25-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Një shqiptar i dëbuar nga Anglia si emigrant ilegal, pasi ngacmoi seksualisht një grua, është rikthyer në shtetin ishull duke kërkuar azil se ai ishte gay.

Duke iu referuar mediave britanike, mësohet se shqiptari 25 vjeç në kërkesën për azil ka thënë se nëse ai do të dëbohej përsëri kishte për t’u përballur me persekutim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Gjykata e Lartë angleze vendosi kundër shqiptarit me argumentin se kryeqyteti shqiptar rregullisht organizon festën e Gay Pride dhe se LGBT shqiptarë nuk kanë problem, raporton TCH.

Djali me inicialet B.F., fillimisht mbërriti në Angli në vitin 2015 dhe shtatë muaj më pas u dënua për ngacmim seksual të një gruaje.

Ai mori një dënim prej 28 ditësh në burg e më pas u deportua për në Shqipëri.

Por në 2017 mbërriti përsëri ilegalisht.

Organizata Migration Ëatch UK tha: “Të tillë kriminelë nuk janë të mirëpritur këtu pavarësisht orientimit të tyre seksual”.

ME TE LEXUARAT