Bota

Ore tmerri ne Venezia, deti dhe qyteti nuk njihen me, dy viktima nga permbytjet

Venezia po përjeton orë tmerri. Baticat e mëdha kanë rritur frikshëm nivelin e detit Adriatik dhe qyteti turistik është i gjithi nën ujë.

Për herë të parë pas 53 vjetesh, niveli i ujit është rritur me mbi 1.5 metra nga kuota normale.

Më konkretisht si rrallëherë, sirenat e alarmit që u dëgjuan gjate nates në qytet, tregonin se ishte shënuar pika kritike e rritjes së nivelit të detit konkretisht me 1.87 metra te marten ne oren 22:30.

Nje nivel gati rekord, shume afer pikes kritike te vitit 1966 kur shkoi deri ne 1 meter e 94 centimeter.

Pamjet e shpërndara në mediat italiane, tregonin të gjitha minutat dhe oret e frikës së madhe, në atë që konsiderohet deri më tani nata me e gjatë e dekadave të fundit për banorët e Venezias.

pjesa më e madhe e qytetit nuk mund të lëvizet në këmbë pasi lartësia e ujit është afro 1 meter. Të gjitha katet e para në pjesën historike te Venezias janë të përmbytura, përfshirë kisha dhe shumë biznese.

Pamjet e kapura gjatë natës nga katet e larta të ndërtesa janë vërtet apokaliptike.

Ndersa ne mengjes pas terheqes disi te ujit, dolen ne pah shkaterrimet e verteta te vershimit apokaliktik te ujit.

Varka dhe anije te perplasura me njera tjetren, rruge te mbushura me objekte te ndryshme te sjella nga uji, biznese te dala jashte perdorimit. Shkollat padiskutim te mbyllura kete te merkure.

Të paktën dy persona të vdekur janë raportuar në Pellestrina, qyteze që ndodhet në një ishull pjesë e Venezias ndërsa që gjëndja do të vazhdojë të jetë e tillë mendohet deri të premten.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close