Ekonomia

Qeveria zgjidh qesen, 18 milione leke per organet e reja te drejtesise

Qeveria duket se ka zgjidhur qesen per organet e reja te drejtesise. Këshilli i Ministrave ka akorduar 18 milionë lekë. Me anë të një VKM-je, qeveria shqiptare ka caktuar 7 milionë lekë për Komisionerin Publik, 9 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe 2 milionë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Fondi u akordua me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë në kuadër të projektbuxhetit rezervë të 2019. Fondi në fjalë shkon për veprimtarinë e këtyre institucioneve, të cilat vijojnë të kryejnë një punë aktive, sidomos në procesin e vettingut.

VKM-ja:
V E N D I M PËR NJË SHTESË TË FONDEVE BUXHETORE PËR INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË, PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Institucioneve të sistemit të drejtësisë, në grupin buxhetor nr.63, në shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin e vitit 2019, i shtohet fondi i përgjithshëm prej 18 0000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekësh, i detajuar në programet buxhetore, si më poshtë vijon:
a) 9 000 000 (nëntë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e rivlerësimit kalimtar të magjistratit”;
b) 2 000 000 (dy milionë) lekë në programin “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar;

c) 7 000 000 (shtatë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e Komisionerit Publik”.
Fondi i përcaktuar në pikën 1, të vendimit, të përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019.
Ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close