Detaje te reja nga aksidenti tragjik me 1 te vdekur e 5 te plagosur

Aktualitet

Katër ditë më parë një aksident tragjik i mori jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. Duke iu referuar dëshmive që tre nga të plagosurit kanë dhënë para grupit hetimor, Report Tv mëson dinamikën e plotë të ngjarjes. Automjeti tip Benz drejtohej nga 18 vjeçari Fatjol Fusha, i cili menjëherë u arrestua nga policia si shkaktari i aksidentit. Mjeti i tij u përplas me një mjet tjetër tip “Porsche” i parkuar anës rrugës.

Por si qëndron e vërteta e garës me makinë që Fusha po bënte në aksin Sauk-Teg mbrëmjen e 10 Nëntorit?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se të rinjtë kanë pohuar se në mjetin tip Benz ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe Kristian Vasili, e ndërsa një mjet tjetër që lëvizte pas tyre e që drejtohej nga një femër ende e paidentifikuar nga policia, u ka thënë atyre “Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj”.

I ndodhur edhe nën efektin e alkoolit, të njëjtat burime sqaruan se Fatjol Fusha ka lëvizur me 200 km/h, e ndërsa teksa ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me mjetin tip “Porsche”, i parkuar anës rrugës.

Nga ana tjetër mësohet se dy pasagjerët që ndodheshin në sediljet e pasme të Benz-it nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, çka ka bërë që nga disa rrotullime që mjeti ka bërë në rrugë, trupat e dy të rinjve të përfundonin në rrugë.

Të lënduar në këtë aksident mbetën 19 vjeçari Alban Dervishi, Rei Oka, 18 vjeç, Armando Kuqo, 25 vjeç, Ema Deliu, 25 vjeçe dhe i arrestuari Fatjol Fusha 18 vjeç.

Ndrërkohë, në dy ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarë një sërë masash në aksin Sauk-Teg, ku vetëm mbrëmjen e djeshme, për 4 orë u janë hequr patentat 82 drejtues mjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi tejet të lartë që varionte nga 140 deri në 204 km/h.

ME TE LEXUARAT