Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“E vrava nga pakujdesia”, Gjykata le ne burg Griseldo Kusin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj, në muajin Gusht të këtij viti në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Mësohet se Kusi ka deklaruar se vrasjen e ka kryer nga pakujdesia.

Kusi u vetëdorëzua dy ditë më parë në policinë e Tiranës, ndërsa ndodhet ende në kërkim i vëllai i tij Albano.

Kujtojmë se Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç u shpallën në kërkim në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa akuzohen për vrasjen e Çelajt.

Ata nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi dhe më parë rezultonin të kishin precedent, dhe në mënyrë të çuditshme të liroheshin nga Gjykata.

Albano Kusi në 2011 doli para gjyqit për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, i cili u gjet i vrarë në 18 tetor të vitit 2010.

Mjekësia ligjore përcaktoi se ai ishte vrarë 2 ditë para se të gjendej.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve.

Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima.

Sipas Kusit viktima i ka marre nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes i ka kerkuar ti marre serish parate e dhena borxh. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Griseldo Kusi i akuzuar për të paktën 2 tentativa vrasjeje

Historia përsëritet pak a shumë dhe me të vëllanë e Albanos, Griseldo KusiN, aktualisht 31 vjeç.

Në 5 gusht 2011 Griseldo arrestohet pasi tentoi të vrasë me 4 plumba Maksut Hysën asokohe 54 vjeç.

Pas 6 muajsh, Griseldo kthehet në qeli, ndonëse për plagosjen e parë kishte kryer vetëm pak muaj burg. kësaj here në bashkëpunim ai i bën atentat Bojken Spahiut, i cili shpëtoi i plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i këtij atentati në zonën e Vasil Shantos u krye pas prishjes së pazareve të drogës në Angli.

Edhe babai i tyre rezulton person me precedentë penale pasi në 2015-n është proceduar për vjedhje të energjisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.