Tifozët çekë, thirrje “Kosova është Serbi” pranë hotelit të kombëtares

Sport

Një numër tifozësh çekë, sipas RTK, i janë afruar hotelit ku po qëndron kombëtarja e Kosovës dhe kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi”.

Mjaftoi një ndërhyrje e shpejtë e policisë që ata pak tifozë të largohen, pa krijuar përplasje të mëtejshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia çeke ka vendosur një numër të madh forcash policore pranë hotelit ku po qëndron kombëtarja e Kosovës.

Ndeshja Kosovë-Çeki do të nisë në orën 20:45 dhe luhet në “Doosan Arena”.

ME TE LEXUARAT