Ylli Rakipi paraqitet ne gjykate: “Nuk kam shpifur, ashtu mendoj vertete per Edi Ramen”

Aktualitet

Gazetari Ylli Rakipi ka dale sot në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me padinë e kryeministrit Edi Rama, për fyerje të personalitetit.

Rakipi tha se Rama ka zaptuar të gjitha institucionet, dhe ai ka bërë nga ana tjetër një kundërpadi në drejtim të kryeministrit, pasi ky i fundit e ka etiketuar me fjalët kazan dhe kadri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është më shumë se regjim, ky kryeministër ka zaptuar të gjitha institucionet, në parlament ka një opozitë qesharake që voton çdo gjë që do ai, ka një regjim absolut, është një monark.

Unë nuk po shpif, unë vërtet mendoj kështu për zotin Rama, ai më kërkon që unë të mos kem mendimin që kam për të, unë do të thërras dhe ekspertët e gazetarisë, pasi kjo është një çështje etike.

Gjyqtarja që ka në dorë çështjen time ende ka në dorë Vetingun, dhe unë mendoj se e nderuara ka frikë, pasi Edi Rama ka në dorë institucionet e Vetingut. Unë kam besim te e nderuara po nga diktatura është për të pasur frikë.

Unë do të vijoj më tej me një kundërpadi, do ta çoj ankimimin deri në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Unë pyes drejtësinë nëse fjala kazan është fyerje për gazetarët, fjala kadri është fyerje për gazetarët? Ky njeri nuk lë rast pa fyer gazetarët’, u shpreh Rakipi.

Ndërkohë që pavarësisht se sot pritet të ngrinte kundërpadi ndaj Ramës, seanca ndaj Rakipit është shtyrë për shkak se mungonte gjyqtatja Rezarta Balliu.

ME TE LEXUARAT