Yuri Kim takon 3 ministrat/ Premtimet e ambasadores se re te SHBA

Politikë
Yuri Kim takon 3 ministrat/ Premtimet e ambasadores se re te SHBA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me tre ministra të kabinetit Rama, me ministrin në detyrë Gent Cakaj, atë të mbrojtjes Olta Xhaçka dhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni.

Në një postim të ambasadës në Facebook, ndër të tjera thuhet se, gjatë takimeve Kim ka shprehur vlerësimin e SHBA për kontributin e Shqipërisë si aleate në NATO si dhe ka rikonfirmuar angazhimin e saj në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadorja e re ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i Ambasadës amerikane:

"Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian".

ME TE LEXUARAT