IKMT shemb banesa te tjera, policia rrethon unazen, bllokohet rruga

Aktualitet

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër aksion tek Unaza e Re, për shembjen e të tjera banesave që preken nga projekti.

Prej orëve të para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksioni pritet të shoqërohet me përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të IKMT e policisë.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndaj dhe sot priten përplasje të fuqishme. Situata e tensionuar me plagosjen e 5 policeve e tete banoreve  ndodhi edhe në aksionin e ditës së hënë, ku përfunduan në spital disa banorë dhe policisë, ndërsa kjo e fundit përdori edhe gaz lotsjellës.

ME TE LEXUARAT