Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Permbytjet ne Venecia, niveli i ujit arrin 1.6 meter

Moti i keq që prej ditësh ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë. Departamenti i mbrojtjes civile deklaroi gjendjen e alarmit në Bolcano, Liguria dhe Toskanë.

Në Venezia niveli i ujit mund të arrijë deri në 160 cm. Ndërkohë që sheshi San Marko është mbyllur për arsye sigurie.

Kryebashkiaku i Venecias, Luixhi Brunjaro u kërkoi qytetarëve dhe turistëve që të shmangin lëvizjet.

Në profilin e tij “Twitter” ai shkruan se është një ditë e jashtëzakoshme për qytetin, dhe për këtë arsye duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Veç reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në veri të vendit kanë nisur dhe reshjet e para të dëborës. Dëbora do të mbulojë deri 400-600 metra në Piemonte dhe më shumë se 1000 metra, në Lombardi

Leave A Reply

Your email address will not be published.