Lajmi i fundit

Presidenti Meta kallezon në gjykaten e shkalles se pare Ardian Dvoranin. Ja akuzat

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të kallëzojë penalisht tek Prokuroria e Krimeve te Renda, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Sipas Presidentit Ilir Meta, Dvorani akuzohet për dy vepra penale.

‘Kallëzim penal si president i Republikës kundër Ardian Dvorani, me detyrë si kryetar i KED.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim titulli apo detyre shtetërore’. Baza ligjore, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Penal’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta:

Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Ardian Dvoranit kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet 281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi detyrës shtetërore apo titulli.

Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close