VIP

Pakenaqesi ndaj “Festivalit te kenges”: Rovena Dilo tregon pazaret ne prapaskene

Rovena Dilo është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale si dhe ajo profesionale. Së fundmi këngëtarja ka ndarë pakënaqësitë e saj ndaj Festivalit të Këngës.

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.

“Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare. Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Siç të gjithë e dimë, Vejsiu do të jetë moderatorja e Grabocka regjizorja. Ndër emrat që mendohet të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata.

Madje Diana Ziu i është drejtuar me një letër edhe kryeministrit Edi Rama ku i thekson se Vera Grabocka në këtë festival po bën abuzime. Kujtojmë se nuk është e vetmja Rovena Dilo që ankohet për pazare të pista nga Festivali i Këngës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close