Pengu i Kamzes fillimisht u torturua, ja ku dyshohet se eshte...

Aktualitet
Pengu i Kamzes fillimisht u torturua, ja ku dyshohet se eshte...

Jan Prenga i rrëmbyer më 17 janar në një rrugicë në qytetin e Kamzës nga dy persona të maskuar, rezulton ende i zhdukur nga Policia, edhe pse në një version të sotëm dyshimet janë që ai të jetë vrarë nga rrëmbyesit që ditën që u mor peng. Policia bën me dije se Prenga ka humbur jetën pas torturave që ka pësuar, por nuk ka ende asnjë informacion se ku është fshehur trupi i tij.

Sipas informacioneve të më fundit, dyshohet se trupi është fshehur në zonën e Shijakut. Aty ku policia ka bërë edhe ndalimet në familjen Hajri, e njohur për lidhjet e saj ndërkombëtare me drogën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani ajo që është mësuar është se Jan Prenga u mor peng nga një grup i strukturuar criminal, me bazë në Angli, i përbërë nga shqiptarë. Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës dyshohet si hakmarrje ndaj vëllait të tij, që ishte kontaktuar nga grup i fuqishëm kriminal i shqiptarëve në Angli që me kamionin e tij të nxirrte nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga ku rezulton nga përgjimet se e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion.

ME TE LEXUARAT