Bota

Te shtena me arme ne shkolle, vriten 2 studente

 

Dy nxënës, të një gjimnazi në Kaliforni, 14 dhe 16 vjeç kanë mbetur të vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi u qëlluan me armë nga një bashkëmoshatar i tyre. Autori hapi zjarr rreth orës 7 e 38 të mëngjesit para se të niste mësimi në një gjimnaz në Santa Clarita në veri të Los Anxhelosit.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se sulmi ndodhi ditën e ditëlindjes së autorit Nathaniel Berhow, i cili më pas qëlloi veten dhe mbeti i plagosur. Autori po qëndronte në oborrin e shkollë, nxori armën nga çanta e shpinës dhe hapi zjarr për 16 sekonda para se të drejtonte pistoletën nga vetja.

Motivi i kësaj ngjarjeje mbetet ende i paqartë. FBi ka bërë të ditur se autori ka vepruar vetëm dhe nuk ka pasur lidhje me ndonjë grup. Ai është përshkruar nga shokët e tij si inteligjent, jetonte në një shtëpi modeste, ndërsa babai i tij kishte ndërruar jetë dy vjet më parë. Sipas një fqinji, ai e kishte përjetuar shumë vdekjen e babait.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close