“Tradhti ne stadium”/ Kamerat kapin MAT çiftin duke u puthur

Bota
“Tradhti ne stadium”/ Kamerat kapin MAT çiftin duke u puthur
“Tradhti në stadium”- kjo është fabula e një videoje që tashmë është shndërruar në virale, që prej fundjavës që lamë pas. Teksa po ndiqte gjithë kërshëri ndeshjen e Ekuadorit, një futbolldashës vihet në qendër të vëmendjes dhe monitorëve teksa puth një grua të gjendur pranë tij, të cilën e ka mbështjellë me krah pranë vetes. Sapo burri vë re se kishte rënë në sy të kamerave, largon menjëherë krahun dhe përpiqet të mbajë distancë, një sjellje kjo që shtyu mbarë rrjetin të propozonte një tezë unanime: ai po tradhtonte! Fill pas shpërndarjes me shpejtësi të videos, burrit iu desh të pranonte në Facebook dhe Instagram se po, kish’ tradhtuar dhe ishte treguar i pandershëm ndaj partneres së tij. “Do ta mbroj nderin dhe krenarinë time si burrë deri në fund. Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë imazhin tim. Ato gra që po më kritikojnë e di shumë mirë që edhe vetë kanë tradhtuar, ndonëse vazhdojnë të më komentojnë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT