Avioni me pasagjere shperthen ne flake pas momente pas uljes

Bota

Një avion Boeing 737-800 i menaxhuar nga një kompani me kosto të ulët ukrainase, ka shpërthyer në flakë pak momente pasi mbërriti në aeroportin Sharm el-Sheikh në Egjipt.

Fluturimi nga Zaporizhzhia (Ukrainë) zbarkoi në pistë pa incidente, ndërsa po përpiqej të shkon në vendin e parkimit. Pasi avioni u ndal, papritmas shpërtheu një zjarr në mjetin kryesor të uljes së avionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet lokale njoftojnë se shkak i incidentit ishte humbja e lëngut hidraulik në frenat e nxehta të avionit dhe se pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

ME TE LEXUARAT