Rama e Duka batuta me kombetaren: “Bëji gol Strakoshës, Berishës ia bëj unë”...

Sport

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm drekën e sotme, para nisjes së stërvitjes së Kombëtares, në një vizitë speciale për ekipin kuqezi.

Pasi u takua me stafin dhe lojtarët e Kombëtares, Rama bashkë me trajnerin Reja shkelën barin e “Air Albania Stadium”. Ata shkëmbyen edhe disa babuta mes tyre, teksa vështronin detajet e stadiumit të ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më poshtë, disa prej batutave në vizitën e Ramës pranë Kombëtares.

BATUTAT

Rama: Ky është më i bukur se stadiumi i Juventusit. Inxhinieri fantastike në këtë impiant. Nesër do jetë një spektakël, edhe me dritat këtu. Por edhe akustika është fantastike. Zhurma do duket sikur janë 60 mijë. Edhe kjo fasada që pret zërin.

Reja: Ta provojmë me një fishkëllimë. (Fishkëllen). E dëgjove kur fishkëlleva. Imagjino 20 mijë njerëz.

Duka: Hysaj, hë më si të duket stadiumi. Ke kohë ta shkelësh, je i ri. Ne jemi të vjetër.

Rama: Hë mo Tomi(Strakosha), mirë? Si të duket stadiumi?

Rama(para lojtarëve): Ma la mua ta bëj taktikën. Tani ne stadiumin e bëmë. Kjo fushë duhet të bëhet vatër zjarri.

Duka: Stadiumi është për këtë, për këtë(drejtohet nga lojtarët me moshë të re). Sepse këta janë të rinj.

Rama: Këtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Le të fitojë kush të dojë. Këtu duhet të japim jetën.

Duka: Ne në fakt duhet të fitojmë!

Rama: Ore, ne këtu duhet të mësohen njerëzit që jepni jetën. Pastaj, kush fiton, fiton. Rëndësi ka që këtu duhet të jenë 90 minuta zjarr. Sidomos ato minutat e shtesës, amon. Kur vjen ajo shtesa, fillon makthi. Se do bëjnë të tjerët gol.

Duka: Ne këtu në Shqipëri nuk kemi parë ndonjëherë më bukur se kaq.

Balaj: Ky stadium na bën të ndihemi të huaj në shtëpinë tonë. Diçka e re për ne, sepse është ajo ndjesia e fillimit. Na duket sikur po luajmë jashtë, sepse jemi mësuar që vetëm jashtë ka stadiume të tilla.

Rama: Si jashtë shtetit pra. Jua sollëm edhe stadiumin nga jashtë shtetit, jo vetëm juve nga jashtë shtetit. Nesër, shpirtin këtu. Kaq.

Roshi: Do fitojmë nesër.

Rama: Ore lëre të fitoni, por shpirtin.

Duka: Do fitojmë, por do bëjmë maksimumin. Me Andorrën do bëjmë maksimumin.

Balaj: Nesër do fluturojmë, se kemi edhe “Air Albania Stadium”.

Rama: Ty për të fluturuar të kemi, se në tokë nuk kap gjë. Të kapësh ndonjë gjë nga ajri të paktën. Po këtë akustikën e ka të fortë. Ka shumë zhurmë.

Duka: Si ju duket fusha mo?

Rama: Reja tha se është më e mirë. Po është më e mirë(i drejtohet Dukës), se këtë fushë e kam bërë unë. Elbasanin e ke bërë ti.

Duka: Gjithë gjërat e mira i bën kryeministri.

Rama: T’i bëj një gol me penallti Strakoshës para se të ikim?

Duka: Strakoshës mund t’ia bësh, por Berishës jo.

Rama: Ja ku e ke(i drejtohet Berishës), nuk më ndahet.

Duka: Nuk të ka bërë gol ty?

Berisha: Më ka bërë më herët.

Rama gjuan dhe i shënon Strakoshës.

Rama i drejtohet Dukës: Bëje edhe ti një tani.

Duka: Unë po ia bëra, ia bëj Berishës.

Duka gjuan dhe i shënon Berishës./panoramasport

ME TE LEXUARAT