Bota

Rritet niveli i ujit ne Venezia, mijera njerez te bllokuar

Situata ne Venecia është rënduar edhe më shumë pas goditjes nga një tjetër baticë. Niveli i ujit e ka kaluar lartësinë 1.8 m duke e lënë qytetin të paralizuar.

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro ka paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ai ka deklaruar se Venecia ka pësuar goditjen më të tmerrshme në histori dhe dëmet mund të llogariten në një miliardë euro.

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë prej disa ditësh .Departamenti i mbrojtjes civile deklaroi gjendjen e alarmit në Bolcano, Liguria dhe Toskanë. Në Venecia niveli i ujit rrezikon të rritet gjatë fundjavës ndërsa sheshi Shën Marko është mbyllur për arsye sigurie.

Shkollat gjithashtu janë mbyllur dhe më shumë se 70 rrugë kanë mbetur të bllokuara ndërsa mijëra banorë janë pa energji elektrike. Përveç reshjeve të dendura te shiut dhe erës së fortë, në veri të vendit kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close