SHBA trajnon oficeret shqiptare per hetimin e trafikut te droges dhe kapjen e armeve

Aktualitet

SHBA ka trajnuar nje grup oficeresh te policise shqiptare ne lidhje me teknikat moderne te hetimit per zbulimin e rasteve te trafikut te armeve dhe te droges.

Lajmie shte bere me dije ne faqen zyrtare te ambasades amerikane ne Tirane:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës mbështeti pjesëmarrjen e tetë oficerëve të Policisë së Shtetit në trajnimin mbi Trafikimin e Armëve të Vogla, të organizuar nga Akademia e Zbatimit të Ligjit Ndërkombëtar (ILEA) në Budapest, Hungari.

Përgjatë katër ditëve, oficerët u përqëndruan në kurrikulat e lidhura me trafikimin e armëve të zjarrit, teknikat hetimore, planifikimin e operacioneve dhe pikasjen e mashtrimeve. Ky trajnim do të ndihmojë policinë në zbulimin dhe kapjen e trafikantëve të armëve të zjarrit dhe në hetimin e kriminelëve, të cilat përdorin armë zjarri në krime të dhunshme.

Ne përgëzojmë oficerët për përfundimin e trajnimit dhe jemi krenarë që kemi bashkëpunuar me organet ligjzbatuese shqiptare në këtë përpjekje.

ME TE LEXUARAT