Çfare e shkakton gjakrrjedhjen e hundeve gjate dimrit?

Soft
Çfare e shkakton gjakrrjedhjen e hundeve gjate dimrit?

Në disa vende ku dimri është shumë i ftohtë, për disa persona, gjakrrjedhja nga hundët mund të jetë diçka që ndodh shpesh. Gjasat për të pasur gjakrrjedhje nga hundët janë më të mëdha në dimër sepse ajri i ngrohur i ambienteve të brendshme mund të thajë kalimet nazale dhe t’i bëjë enët e vogla të gjakut brenda tyre më delikate. Gjakrrjedhja nga hundët ndodh kur këto enë të vogla shpërthejnë apo çahen. Mund të mjaftojë një e kollitur, e tështirë, fshirje e hundëve etj., që kjo gjë të ndodhë.

Ndonjëherë gjakrrjedhja ndodh në pjesën e pasme të hundës, e quajtur gjakrrjedhje posteriore. Ose mund të ndodhë në pjesën e përparme të hundës, gjakrrjedhje anteriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjithësisht, gjakrrjedhjet nga hundët mund të jenë shumë të zakonshme dhe ndodhin më shpesh në të rriturit e moshës 50 – 80 vjeç. Në disa raste, ato mund të përsëriten, zakonisht si pasojë e alergjive, infeksioneve, irritimeve nga kruarja e hundës, fshirja e saj etj. Gjithashtu, edhe disa ilaçe, sidomos ilaçet e hollimit të gjakut (kundra krijimit të mpiksjeve të gjakut), mund ta rrisin riskun për gjakrrjedhje të hundëve.

Për të ndaluar gjakrrjedhjen e hundëve, si fillim shfryjini lehtë hundët, më pas shtrëngoni hundën me dy gishta për 10 – 15 minuta. Qëndroni të përkulur para, në mënyrë që mos të gëlltisni gjak, dhe merrni frymë me anë të gojës. Aplikimi i një komprese të ftohtë apo pak akulli sipër hundës gjithashtu mund të ndihmojë.

Mos u shtrini, mos e përkulni kokën pas dhe mos vendosni asgjë brenda në hundë. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon pas 20 minutash kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

ME TE LEXUARAT