Aktualitet

12 te arrestuar ne disa qytete te vendit, ja arsyeja

12 persona janë arrestuar në një seri operacionesh anti-drogë të organizuar nga policia në disa rrethe të vendit këtë të dielë.

Në Devoll është goditur një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku 5 persona ranë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar 37.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 18500 euro, veshje me mbishkrimin “policia” dhe 3 automjete.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin shtetasit e ndaluar akuzohen se kanë tentuar të trafikojnë kanabisin me vjeshje që mbanin mbishkrimin “policia” për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër në fshatin Kurilë.

Ndërkohë, në Pogradec, mbajtja e lëndës narkotike ka çuar në pranga 4 të rinj. Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të policisë në lagjen numër 1, me një sasi të dyshuar lëndë narkotike një pjesë të së cilës e kishin ndarë në doza gati për shitje.

Në Pukë, në vijim të operacionit “Lokalizimi” janë ndaluar 2 persona.

Në bazë të hetimeve këta shtetas në bashkëpunim me një tjetër të arrestuar një ditë më parë dyshohen si autorë të veprës penale “kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz” si dhe mbajtje e armës pa leje.

Në Lushnje, policia ka arrestuar një 24 vjeçar që qarkullonte pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy doza kokaine.

Ndërkohë në Fier, Vlorë dhe Pogradec janë vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale si kanosje për të moskallëzuar, kundërshtim i punonjësve të policisë, vjedhje dhe drejtim mjeti në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close