Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Avokati kritik i Rames ne spital, mjeku: Kurre nuk kam pare nje virus te tille!

Avokati Altin Goxhaj ndodhet i shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë, ndërkohë që sipas tij i është thënë që është helmuar, por ende nuk janë zbuluar rrethanat. Mjeku Ilir Allkja në një shkrim në Facebook bën me dije se ishte mjeku i parë që kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e ka shoqëruar në urgjencën e QSU “Nënë Tereza”.

Allkja shkruan se në 26 vite punë si mjek nuk ka parë rrethanë të tillë sëmundjeje.

“Une isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”.
Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje.
Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje !
Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj !”- shkruan Allkja.

Postimi i Goxhajt me piktorin Avni Delvina

Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!
Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12

Postimi i Aulon Kalasë

Miku im i koherave te veshtira, Avokati Altin Goxhaj, eshte helmuar dhe prej ditesh ndodhet i shtruar ne spitalin infektiv ne Tirane. Mikrobi nuk eshte gjetur dhe situata eshte e pakuptimte. Nje ngjarje shokuese per te gjithe ata qe kundershtojne sot regjimin autokrat te Rama-Soros. Nje kembane alarmi per ata qe nuk besojne se te jesh sot ne opozite ballore, mund edhe t’a pesosh si avokati.
Une e vizitova mbreme Altinin dhe kuptova shume. Ende mjeket nuk jane shprehur per diagnozen dhe cfare ka ndodhur me Altinin. Duhet hetim i gjitheanshem dhe i paanshem, por pyetja eshte, kush t’a beje?!
Gjendja e tij nuk eshte e lehte, ndaj lutjet e mia prej momentit kur e mora vesh jane per te!
Ja si shprehej Altini ne nje status mbreme:

“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!”

PS: Rikthehu Avokat i te pambrojturve dhe behu serish zeri i te nenshtruarve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.