Mehmetaj: Ministria e Arsimit flet për arritje imagjinare

Politikë
Mehmetaj: Ministria e Arsimit flet për arritje imagjinare

TIRANE

Një vit pas protestës studentore, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar sot përmes një statusi në facebook, ndërsa shkruan se po fillon një valë e re protestash po nga studentët e po për arsimin e lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ata ndihen të gënjyer, të mashtruar dhe të trajtuar keq nga kjo qeveri që do ti shohë të ikin nga Shqipëria një orë e më parë. Ku përfundoi “Pakti per Universitetin”? Thjesht broshura të dizenjuara bukur me foto e ngjyra për të qetësuar studentët e revoltuar. Ku humbën dhjetra premtime të dhëna nga Edi Rama e ministrat e tij në qindra orë televizive?” -shkruan Mehmetaj.

ME TE LEXUARAT