Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fifi hap zemren: “Kam rënë në dashuri kokë e këmbë por jam single”

“Shiko Kush Luan” ka nisur puntatën e re këtë të shtunë dhe si çdo javë ka pasur shumë të ftuar VIP të cilët na kanë zbuluar shumë detaje të reja nga jeta e tyre.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi, e cila na shoqëron çdo të shtunë me zërin e saj, ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm përsa i përket jetës së saj personale.

Në një ndër lojërat e zhvilluara Fifit i është drejtuar pyetja: ‘Një zog na tha që zemra jote nuk është single, është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?’. Këngëtarja nuk e ka mohuar, duke pranuar publikisht se është e dashuruar.

‘Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë’, ka thënë Fifi. Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth personit që i ka marrë zemrën por ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta shikojmë krah njeriut që do.

Leave A Reply

Your email address will not be published.