Sport

I vetmi qe ka mundur Francën, De Biasi tregon “formulën”: Nuk jane te pathyeshëm

Shqipëria ka thyer çdo rekord të mundshëm sportiv, (deri më tani) kur në drejtimin e saj ishte Xhani De Biazi. Teksa e pyet për ndeshjen e radhës ndaj Francez, ai të ndalon disa herë dhe të kujton se kush eshte skuadra përballë.

Kampionët e botës, por sipas De Biazit edhe skuadra më e fortë e momentit në nivel botëror. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i vetëm që ka fituar ndaj “Gjelave” me kuqezinjtë, ka një zgjidhje për të treguar se si mund të ndalet Franca, por gjithmonë duke theksuar se përballë është ekipi më i mirë në botë. Xhaka? Shumë diplomat dhe më shumë fshihet edhe pas pyetjes, por në të njëjtën pyetje përligjzgjedhjet e mikut të rij, Edi Reja.

Mister, si ju është dukur Shqipëria këtë edicion?

Sipas meje, skuadra ka bërë një fazë kualifikuesesh të mirë. Për fat të keq e ka paguar shumë atë keqkuptim të minutave të fundit kundër Turqisë. Pastaj ndeshja me Andorrën i heq dy pikë në klasifikim.

Shqipëria do të përballet sërish me Francën. Besoj e kujtoni mirë fitoren ndaj saj në Elbasan?
Patjetër që e kujtoj shumë mirë fitoren në Elbasan. Ka qenë një ndeshje e mirë e skuadrës. Po edhe një gol shumë i bukur i Kaçes. Megjithatë, kujtoj më shumë hum bjen në Europian.

A ka Shqipëria ndonjë shans për të marrë rezultat pozitiv? Ju jeni i vetmi trajner që keni fituar ndaj Francës, ndaj duhet të keni ndonjë sekret….

Franca sipas meje është një nga skuadrat më të forta në nivel botëror. Nuk e di se me çfarë fryme apo shpirti apo edhe çfarë lojtarësh do vijnë në Tiranë. Ama, duhet gabuar sa më pak të jetë e mundur.

Vetëm kaq?

Edhe një herë, mos e harroni që është Franca përballë. U duhen lënë fare pak ose mundësisht të bllokohet çdo mundësi e tyre për kundërsu lm sepse kanë futbollistë shumë të shpejtë. Jo vetëm kaq, por të shf rytëzohet çdo moment nga loja e ndaluar si dhe me kundërsulme efikase e të shpejta.

Edhe një herë çështje Xhaka, pas asaj me ju dhe Panuçin…

Këtë herë lojtari pretendon se trajneri nuk e aktivizon. Rastësi? Më duket sikur e gjithë kjo që ju pasqyruat, është përgjigjja e vërtetë. Dhe mund të them se nuk më duket kaq shumë rastësi, por ju lutem nuk dua të flas më tepër. Unë mendoj se Reja ka një eksperiencë të madhe dhe ka stërvitur kampionë të mëdhenj. Nëse nuk e zgjedh ndonjërin për të luajtur, do të thotë se ka arsye pozitive. E njoh personalisht Edin (Rejan) dhe besoj se është një person serioz dhe inteligjent.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close