Sport
Ndeshja me Francën/ FSHF dhuron flamuj për të gjithë tifozët kuqezi
Mbrëmjen e sotme do të mbahet edhe ceremonia inaguruese e stadiumit të ri “Air Albania Stadium”, ku më pas do të zhvillohte ndeshja e Kombëtares kuq e zi me Francën.
Përveç programit festiv, që do të zhvillohet në fushën e blertë para nisjes së ndeshjes, tribunat e stadiumit do të jetë të veshura të gjitha kuqezi.
Plot 21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, do të jetë një moment vertet emocionues.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!