Policia iu sekuestroi një çantë me fishekzjarre, reagon grupi i tifozëve

Aktualitet

Policia e Shtetit, njoftoi ditën e sotme se kishte sekuestruar një çante me mjete piroteknike, nga tifogrupi “Plisat” e Prishtinës, të cilët do të jenë të pranishëm ditën e sotme, në “Air Albania”, për sfidën ndaj Francës.

Por grupi i tifozëve nga Prishtina, “Plisat”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e Facebook, se çdo gjë ishte brenda rregullave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Plisat” deklarojnë se materialet piroteknike kanë qenë të shoqëruara me kuponin tatimor dhe në asnjë çast nuk është tentuar fshehja e tyre. Tifogrupi shton se gjithçka ishte e destinuar për spektaklin në rrugët e qytetit përpara hyrjes në stadium.

Njoftimi i plotë:

Sqarim për opinionin e gjerë.

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.

Një gjë është e qartë.

Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se.

Gjithë këto nuk do të na ndalin.

“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE”

ME TE LEXUARAT