Familjare, te aferm e miq bejne homazhe per te renet e 21 janarit

Aktualitet
Familjare, te aferm e miq bejne homazhe per te renet e 21 janarit

Familjarë, miq, të afërm dhe figura të politikës kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit në nderim të të rënëve të 21 janarit.

Nisi si një marshim i qetë, por përfundoi me katër viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithçka nisi rreth orës 14:00 , kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.

Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hyjnë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm.

Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

ME TE LEXUARAT