Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 30 nën rrënoja, 1015 të plagosur

Aktualitet
Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 30 nën

Autoritetet në Turqi kanë përditësuar të dhënat rreth viktimave të tërmetit të fortë që tronditi zonën lindore të vendit mbrëmjen e të premtes.

Sipas të dhënave tërmeti në madhësinë 6.8 i ndjerë në një rajon shumë të madh deri në Irak e Siri shkaktoi shkatërrim në dy zonat turke Elazig dhe Malatya.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas përcaktimeve të deritanishme 20 njerëz humbën jetën në tërmet, ndërsa 1015 njerëz u plagosën.

Edhe 97 lëkundje të tjera u raportuan pas tërmetit të parë që ishte edhe më i forti. Pas tërmetit, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, shkoi në Elazığ bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca, Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum.

Ata kanë bërë deklarata herë pas here në lidhje me situatën ndërsa vetëm në Elazig, numërohen të pakten 30 persona nën rrënoja.

ME TE LEXUARAT