Termeti ne Turqi/ Rendohet bilanci i viktimave. Mijera te plagosur

Aktualitet
Termeti ne Turqi/ Rendohet bilanci i viktimave. Mijera te plagosur

Ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga tëremti që goditi Turqinë dhe më shumë se 1015 persona janë plagosur. Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 Rihter tronditi Turqinë, në Elzaig, rreth 14 km larg kryeqytetit turk Ankara.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të ditur numrin e personave që kanë humbur jetën, ndërsa tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë dhe pritet që numri i të vdekurve, tha Koca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

ME TE LEXUARAT