Kembesori 47-vjecar humb jeten nga aksidenti ne Elbasan

Aktualitet

Policia tha se një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet në lagjen “28 Nëntori”.

Burime nga policia thonë se viktima është i moshës rreth 60 vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i automjetit, 47-vjeçari me iniciale L.K. u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

DEKLARATA E POLICISE:

Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT