Aksident me vdekje ne Elbasan/ 47-vjeçari perplas kembesorin

Aktualitet

Një i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Sipas asaj që njofton Policia, ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjjen 28 Nëntori, ku shtetasi L.K, banues në Tiranë, ka përplasur për vdekjen këmbësorin, rreth 60 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT