Procedohen 42 shofere te dehur e pa patente, 20 arrestohen ne flagrancë brenda javes

Aktualitet

Janë proceduar penalisht 42 drejtues mjetesh nga policia Rrugore e Tiranës, si dhe janë pezulluar në total 223 leje drejtimi.

Rrugorët e kryeqytetit kanë arrestuar 20 shoferë në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas njoftimit të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këta, 8 u kapën të pa pajisur me leje drejtimi dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 14 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Masat administrative

Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 129 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera.

• Janë proceduar për shkelje të semaforit 43 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për mosvendosje të kaskës mbrojtese 163 drejtues mjetesh me dy rrota.

• Janë proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 271 drejtues mjetesh.

• Janë shoqëruar 14 automjete me targa regjistrimi të shteteve te tjera, për verifikim nga strukturat e tjera policore.

• Si dhe janë vendosur 2 700 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT