“Zyrtarja e ministrisë së Brendshme skena intime me ambasadorin” video është në duart e Metës dhe SHISH"

Aktualitet

Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje nga video e shumëpërfolur kohët e fundit, e cila thuhet se tashmë është në duart e presidentit Ilir Meta.

Gazetari tregon se në këtë video janë protagonistë një zyrtare e Ministrisë së Brendshme dhe një ambasador në vendin tonë, teksa janë në çaste intime me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin. Përveç se një skandal diplomatik, publikimi i kësaj video në media, do të sillte shkatërimin e jetës private të dy protagonistëve të kësaj video. Prej kohësh matëriali filmik, ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i cili disa ditë më parë bëri publike praninë e kësaj video, madje duke hedhur idenë e publikimit të këtij filmimi në ditët në vijim në media.“, tregon gazetari.

Reagimi i Elton Qynos:

Protagonistë të videos seksuale, zyrtarja e Ministrisë së Brendshme e ambasadori i vendit mik. Kush po shantazhohet me një video seksi që nëse publikohet do sjellë skandal diplomatik dhe shkatërim të jetës private.

Një video shumë e përfolur ditët e fundit, ku një ambasador i huaj kryen marë dhënie sek suale me një zyrtare të administratës shqiptare, po mbahet si mjet presioni dhe shantazhi nga disa persona që e zotërojnë në dorë këtë video. Në fakt videoja, ka dalë për qarkullim mes shokësh, fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin. Përveç se një skandal diplomatik, publikimi i kësaj video në media, do të sillte shkatërrimin e jetës private të dy protagonistëve të kësaj video. Prej kohësh materiali filmik, ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i cili disa ditë më parë bëri publike praninë e kësaj video, madje duke hedhur idenë e publikimit të këtij filmimi në ditët në vijim në media.

Në fakt është një histori e përsëritur shantazhi, si disa vite më parë, ku u hodh lajmi në media se një ish-ministër i qeverisë “Rama”, ishte filmuar duke kryer marëdhënie sek suale me një burrë në një hotel Brazilian. Lajmi që mbajti peshë opinion publik, në fakt u venit dhe sot e kësaj dite nuk përmendet më. Edhe në ditët e sotme, jemi përballë të njëjtës situatë ku hidhet një lajm dhe më pas shantazhohet dikush, dhe mandej nuk publikohet asnjë gjë, por vetëm qarkullon si thashethem urban, duke mos u publikuar asnjë fakt.

ME TE LEXUARAT