Ky është ushqimi i vetëm që parandalon gripin

Soft

Shumë nga ne njohin dikë që duket sikur nuk sëmuret kurrë. Ndoshta është pastor që nuk e kap asnjëherë gripi pavarësisht se shtrëngon qindra duar çdo të diel. Ose është mësuese e fillores, që edhe nëse është me kollë apo teshtima, nuk mungon asnjëherë në punë.

Me shumë të drejtë mund të pyesni: Si është e mundur?

Sigurisht, për të shmangur ftohjen dhe gripin, duhet të qëndroni larg njerëzve me grip dhe t’i lani duart shpesh.

Steve Bowers, bashkëautor i studimit “Sekretet e njerëzve më të shëndetshëm në botë”, ka zbuluar një nga ilaçet më të fuqishme për të luftuar ftohjen dhe gripin, që mund të gjendet te një ushqim i zakonshëm, të cilin me siguri tani në dimër nuk po e konsumoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk po flasim për mollën, por për një ushqim tjetër që gjithashtu po e konsumuat çdo ditë do të mbani doktorin larg, si dhe do të luftoni ftohjen dhe gripin. Doktori Bowers rekomandon konsumimin e kosit të pasur me probiotikë.

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë baktere të mira për shëndetin. Shkencëtarët po studiojnë për mundësinë e përdorimit të ushqimeve të fermentuara me probiotikë për të trajtuar një sërë gjendjesh shëndetësore dhe për të forcuar imunitetin e parandaluar sëmundjet ngjitëse si gripi dhe ftohja.

Në qershor të vitit 2017, gjatë një studimi të publikuar në revistën Nutrients, shkencëtarët hulumtuan për fuqitë e probiotikëve në kos. Ata ua dhanë disa të moshuarve kos të pasur me probiotikë ose pilula sheqri për 12 javë. Personat që konsumuan kos të pasur me probiotikë patën një qelizave të sistemit imunitar që ndihmojnë në luftimin e viruseve,

Si funksionojnë saktësisht probiotikët në kos? Bakteret e tyre ndërveprojnë me mikrobet në zorrë. Këto 100 trilionë mikrobe p-rodhojnë vitamina, si B6, B12 dhe K, që ndihmojnë për të luftuar bakteret e këqija, si E. coli dhe Salmonela.

ME TE LEXUARAT