Dhunonte rregullisht bashkëshorten, në pranga 57-vjeçari nga Mallakastra

Aktualitet
Dhunonte rregullisht bashkëshorten, në pranga 57-vjeçari nga
Vihet në pranga 57-vjeçari  nga Mallakastra, pasi ka ushtruar dhunë kundrejt bashkëshortes së tij. Shtetasi me iniciale K.B. mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike kundrejt bashkëshortes së tij 46-vjeçares me iniciale N.B. Ngjarja ka ndodhur në  banesën e tyre, ku policia ka mbërritur për të arrestuar 57-vjeçarin. Sipas të dhënave të policisë, shtetasi në fjalë është akuzuar edhe më përpara për dhunë në familje.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Dhunë në familje".

Njoftimi i Policisë Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin: K.B., 57 vjeç, banues në Mallakastër, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT