Universiteti i Durresit pezullon provimet e ndermjetme

Aktualitet

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë me dije provimet e ndërmjetme do të pezullohen.

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, teksa pret të inspektohen godinat universitare për sigurinë që ofrojnë, ka vendosur të pezullojë provimet e ndërmjetme dhe të sistemojë studentët në hotele.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një mbledhje të zhvilluar të hënën, rektorati vendosi hartimin e një baze të dhënash me gjendjen e studentëve dhe pas kësaj në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave dhe hotelet qytetase do të shqyrtohen mundësitë për sistemimin e tyre në këto mjedise.

Gjithashtu u vendos pezullimi i provimeve të ndërmjetme. Këtë semestër do të ketë vetëm provime përfundimtare.

Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ato vendore dhe ekspertët e huaj, UAMD do të inspektojë të tre godinat universitare dhe vetëm pas kësaj studentët do të lajmërohen për fillimin e procesit akademik.

ME TE LEXUARAT