Reshjet e para te debores/ ARRSH: Automjetet te reduktojne shpejtesine

Aktualitet

Me nisjen e reshjeve të dëborës ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar autotmjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor."Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, raporton ARRSH.

ME TE LEXUARAT