Ish-drejtori: Zjarrfikesit i kane pajisjet ne magazine, nuk ua dhane pas termetit...!

Politikë

Ish-kreru i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi kishte kritika të forta për menaxhimin e këtij institucioni nga ministria e Mbrojtjes.

Në një intervistë për gazetaren Marjana Legisi, Prençi e konsideroi apati reagimin e strukturave shtetërore të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes në momentin pas tërmetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shemsi Prençi: Reagimin e strukturave reaguese të para, të shërbimit zjarrfikës në bashki edhe pse pa mjete unë e konsideroj heroinë. Me ato që kanë pasur mundësi ata janë afruar. Në pikëpamje të reagimit të strukturave shtetërore të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes do ta konsideroja një apati, pa drejtim. Fakti që familjen Lala nuk e ka mbytur tërmeti i orës 3:54, por e ka mbytur tërmeti i orës 12 të ditës do të thotë që për rreth 6 orë nuk ka shkuar askush për ti ndihmuar. Kjo është deklaruar publikisht. Ndoshta ka patur rrezik operacioni, por njerëz të specializuar mund të afroheshin.

Ish-kreu i Emergjencave tha se të gjitha pajisjet për situata të tilla janë, por nuk i dinë në çfarë magazina i kanë futur.

Shemsi Prençi: I kemi të gjitha, i kemi në magazinë. Ta jap me përgjegjësi të plotë. Të garantoj që janë në magazinë. Janë financuar nga BB, prej 6-7 vitesh, por nuk dinë magazinën ku i kanë futur. Unë të jap me përgjegjësi që në strukturat operacionale të Emergjencave Civile ka kamera termike, kamera të kërkimit nën rrënoja dhe ndërkohë shkolla e qeneve ka buxhet aq sa buxheti i emergjencave civile që duhet të kishte trajnuar qen për kërkimin e njerëzve nën rrënoja. Kemi pra, por nuk i vëmë në efiçencë.

Prençi kishte shumë kritika për menaxhimin nga ministri Blendi Çuçi.

Shemsi Prençi: Paradoks, a dini ndonjë rast në botë që situatën pas tërmetit ta drejtojë një ministër Bujqësie, a thua se është kalbur preshi dhe domatet. Është paradoks. Qeveri krushqish.

ME TE LEXUARAT